Haxhi Avdyli: Albin Kurti është enciklopedi që ec

Prishtinë | 25 Tet 2024 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, e ka përshkruar kryeministrin Kurti si një enciklopedi që ec.

Ai ka thënë se kryeministri është njeriu më inteligjent që e ka takuar.

“Z.Kurti është njeri më inteligjent që e kam takuar ndonjëherë, është enciklopedi që ec”, ka thënë Avdyli për Insajderin.

Avdyli më tutje ia ka bërë një analizë mjekësore kryeministrit Kurti, duke treguar pse ai nuk bie pre e presioneve.

“Ai nuk bie pre e presioneve, si mjek i trurit e kam analizuar pse? Pse ai presionit i bën ballë, sepse ai ka kaluar sfida shumë të mëdhaja, sipas bashkëkohanikëve të tij, Albini ka qenë i rrahur për vdekje. Ai e mendon unë e kam kaluar këtë presion të vdekjes në burgjet serbe, dhe nuk kam lëshuar pe me thanë Kosova të heq dorë nga pavarësia, pse tash duhet me hek”, ka thënë Avdyli.

Të ngjashme