Muslimanët edhe në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.
Për shkak të pandemisë të krijuar nga Covid-19, edhe këtë vit, është hequr dorë nga ceremonia e manifestimit tradicional të kësaj feste.
Urimin e tij për këtë festë e ka bërë edhe boksieri i njohur, Haxhi Krasniqi.
“Urime festa e Fiter Bajramit!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.