Hoti: Haxhi Krasniqi inspirim për të rinjtë që të prekin ëndërrtat e tyre

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në takim boksierin kosovar, Haxhi Krasniqi i cili ditë më parë u kurorëzua me titull e kampionit të botës.

Hoti ka thënë se Krasniqi duhet të jetë inspirim për të rinjtë, për realizimin e ëndrrave të tyre.

“Haxhi Krasniqi nuk u dorëzua asnjëherë. Me punë të palodhshme dhe përkushtim drejt ëndrrës, ai e ka sjellë në Kosovë titullin e Kampionit të Botës në Boks”. 

“Sot, pata nderin ta pres dhe ta përgëzoj për titullin. Uroj që Haxhiu të jetë inspirim për të rinjtë që të aspirojnë, të provojnë dhe t’i prekin ëndrra”, ka shkruar Hoti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme