Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë Publike “Drini i Bardhë” të kryesuar nga kryeshefi Bedri Haxhiaj të cilët i njoftoi me qasjen bashkëpunuese të MMPH-së me kompanitë Publike.
Haxhiaj e njoftoi ministrin Shala për funksionimin e Kompanisë Publike “Drini i Bardhë”, si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo kompani kohëve të fundit në menaxhimin e saj, me theks të veçantë çështjen e portave dhe pendave të sistemit të ujitjes.
MMPH-ja duke pasur ndër prioritete e saj edhe çështjen e ujërave, shpreh gatishmërinë që të bashkëpunojë më shumë me kompanitë, në rastin konkret me Kompaninë “Drini i Bardhë”.