Haxhiu-Ahmetit: S’mund të flasësh për opozitë, derisa bisedon për koalicion me partitë në pushtet

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, s’mund të flas për opozitarizëm përderisa deklaron hapur se është ne bisedime për koalicione parazgjedhore ose pas zgjedhore me partitë të cilat aktualisht gjenden në pushtet.

Sipas saj deklarime të tilla të kreut të Prishtinës, janë tallje.

“Si mund të thuash se je në opozitë teksa po e mendon koalicionin parazgjedhor me plot tri parti që janë në qeveri përfshirë këtu partinë e kryeministrit?! Deklaratat e Shpend Ahmetit janë hajgare”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në facebook.

Ajo në reagim ka cituar edhe fjalën e Ahmetit, ku shprehet hapur se PSD-ja është në bisedime për koalicion me tri parti në pushtet.

“Ja çka paska deklaruar dje: ”Nuk e mshefim që kemi pasur një komunikim më të mirë edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) edhe me Nismën edhe me Aleancën Kosova e Re (AKR) . Me Alternativën jemi në diskutime të vazhdueshme, unë mendoj që këto opsione janë në tavolinë. Pra, një lloj bashkëpunimi me këto subjekte po e them ose parazgjedhor ose pas zgjedhor, varësisht prej interesave të subjektit tonë.” , ka përfunduar Haxhiu në profilin e saj.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme