Haxhiu as në votimin e dytë nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit, seanca e re pasnesër

Prishtinë | 19 Pri 2025 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Albulena Haxhiu as në votimin e dytë nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit.  57 vota ishin për, 19 kundër dhe 3 abstenime, raporton Ekonomia Online.

Haxhiut që u propozua për këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje i nevojiteshin së paku 61 vota.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ndërpreu seancën dhe e caktoi seancën e re për të hënën në orën 15.00.

Të ngjashme