Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk është i vërtetë lajmi për pezullimin e vendimit për të marrë më qira 300 vende në burgjet e Kosovës për të burgosurit që kanë kryer vepra penale në Danimarkë, raporton Ekonomia Online.
Në një deklarim para gazetarëve, Haxhiu ka thënë se shumë shpejtë kjo marrëveshje do të implementohet. Madje thotë se në tetor një delegacion danez do ta vizitojë Kosovën.
“Ky lajm nuk është i vërtetë, në orët e hershme të mëngjesit në lajmet e Kosovës ka qarkulluar lajme se Danimarka ka pezulluar këtë vendim, dhe sigurisht se ne kemi qenë në komunikim”
“…duke pasur parasysh që delegacionet e Kosovës dhe Danimarkës kanë qenë në komunikim të përbashkët, madje planifikohet edhe një vizitë e delegacionit danez në muajin tetor, prandaj unë nuk e kuptoj sesi ka qarkulluar ky lajm”, tha Haxhiu.