Haxhiu: Delegacioni kosovar hoqi dorë nga pavarësia e Kosovës, solli marrëveshje në kundërshtim me Kushtetutën

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Kryesisë së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka komentuar arritjen e marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, sot në Washington.

Ajo ka thënë se Hoti dhe delegacioni i tij i sollën Kosovës marrëveshje të dëmshme dhe në kundërshtim me Kushtetutën, derisa hoqën dorë nga pavarësia e Kosovës.

“Ujmanin e ndanë me Serbinë, hoqën dorë nga anëtarësimi i Kosovës në Organizata ndërkombëtare, pranuan anëtarësimin në Mini-shengenin ballkanik e dalje Serbisë në Detin Adriatik”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Marrëveshjet e dëmshme nuk mund të jetësohen”, ka përfunduar ajo.

Të ngjashme