Haxhiu-deputetëve: Pas marrëveshjes me Danimarkën, kishte edhe kërkesa të tjera, por i refuzuam

Prishtinë | 23 Nën 2023 | 13:54 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se pas marrëveshjes me Danimarkën për lëshimin e burgut me qira, kanë pranuar kërkesa edhe nga shtete tjera për marrëveshje të tilla, por që i kanë refuzuar.

Sa i përket asaj se a do të ndalet Kosova me këtë marrëveshje, mua më duhet të bëhem e sinqertë, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se edhe me Mbretërinë e Danimarkës, marrëveshja është bërë që të mos prishen raportet dhe shkaku i mbështetjes që Danimarka i ka dhënë vendit në procese të ndryshme. Haxhiu theksoi se dakordimin e ka bërë qeveria paraprake.

“Pas kësaj marrëveëshje, ka pasur edhe vende të tjera që kanë kërkuar të bëjmë marrëveshje të njëjta, mirëpo ne nuk kemi pranuar. Ky është qëndrimi i kosovës tani për tani, sepse konsiderojmë që e kemi këtë”, ka thënë Haxhiu.

“…që të mos i prishim marrëdhëniet me Mbretërinë e Danimarkës për shkak të mbështetjes që Mbretëria e Danimarkës na ka dhënë në procese të ndryshme, përfshirë këtu edhe Këshillin e Evropës ku ne pretendojmë që të anëtarësohemi. Kemi konsideruar që është e rëndësishme që ta vazhdojmë, mos ta dnërpresim këtë dakordim që e kishte bërë Qeveria paraprake”, tha ajo.

Të ngjashme