Haxhiu deputetëve të pozitës: Me votë përcaktohuni a doni ta dëgjoni Kurtin, Kusari-Lilën apo qytetarët

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 12:18 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Bekim Haxhiu ka prezantuar para deputetëve Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai edhe një herë u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të votojën pro tërheqjes së Trustit.

Madje ai u drejtua atyre “Me votën tuaj duhet të përcaktoheni se a keni me dëgjuar Mimozën, Kurtin apo qytetarët”.

“Sot prezantimin e kësaj nisme e beje me autorizimin e grupit të qytetarëve, të cilët brenda 8 ditëve mblodhën 21 mijë e 398 nënshkrime kopje të cilat janë këtu”.

“Kjo kërkesë e tyre është në Kuvend është në dorën tuaj të dëshmoni që a jeni vërtet përfaqësues të qytetarëve dhe jo interesave politike. Ju sot para se ta ngritni dorën duhet të ktheheni prapa se pse qytetarët po kërkojnë që të tërheqin trustin”.

“Unë kërkoj vonët e juaj në emër të qytetarëve. Me votën tuaj duhet të përcaktoheni se a keni me dëgjuar Mimozën apo Kurtin apo qytetarët”, tha ai.

Të ngjashme