Misioni i OSBE-së dhe Këshilli i Evropës kanë mbajtur tryezë mbi përforcimin e rolit të Kuvendit në monitorimin e zbatimit të “Konventës së Stambollit” në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ka përmendur hapat që kanë marrë në zbatimin e Konventës. Në këtë rast ajo shtoi, se është rritur buxheti, për çka tha se po punohet që të trajtohen dhunuesit që mos ta përsërisin veprën.
Por ajo shtoi se dhuna duhet që të raportohet ngase nuk është çështje private, përderisa ka kërkuar dënimin e kryesve të këtyre veprave penale.
“Kemi marr disa veprime si institucione. Përveç strategjisë, kemi përgjithësi shumë të madhe, duhet të adresohen të gjitha shkeljet. Kemi krijuar ndihmën juridike falas. Në çështje penale e administrative kemi miratuar protokollin. Në planifikojmë t’i trajtojmë dhunuesit që të mos i përsërisin veprat penale”.
“Kemi adresuar hetime në kohë të arsyeshme kundër dhunës seksuale. Kemi rritur buxhetin për strehimoret. Bashkë me Ministrinë e Financave kemi marrë masa për punësimin e të mbijetuarave të dhunës. Do të risimin numrin mbrojtëseve të viktimave. Pavarësisht masa që i kemi marr ne si institucione si shoqëri nuk e kryejmë punën tonë pra të i ndihmojmë viktimat të mos injorojmë. Dhuna në familje nuk është çështje private. Duhet të raportohet, po ashtu duhet të dënohet, prandaj kërkoj bashkëpunim. Kur jemi të dhuna në familje duhet të jemi një zë se vetëm kështu mund të kemi sukses”.
Saranda Bogujevci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, tha se Konventa e Stambollit është një dokument shumë i rëndësishëm që u shërben institucioneve në këtë drejtim. Ajo më tej ka kërkuar që të ketë zbatim ët ligjeve.
Ajo kërkoi që të ndryshojë edhe qasja në përgjithësi ndaj grave, për çka tha se duhet ët punohet me gjeneratat e reja.
“Është një dokument që është duke na shërbyer tej mase. Gjithashtu është e rëndësishme me u përmend veprimet që janë marr nga Republika e Kosovës përkatësisht Ministria e Drejtësisë. Vlen të përmendet ende kemi paragjykime ndaj grave në të gjitha rrafshët. Kemi pasur diskutime si trajnohen grat brenda ushtrisë brenda Policisë si perceptohen edhe te mediat po kthemi edhe në aspektin e grave të vrara nga burrat e tyre”.
“Një nga pikat që duhet punuar më shumë është të ndërtojmë një formë ku duhet mbledhur më shumë të dhëna. Unë përmendi sa është e rëndësishme për gjeneratat e reja t’i edukojmë për qasjen ndaj grave.. Duhet të punojmë më shumë ta ndryshojmë këtë qasje. Patjetër që Konventa e Stambollit luan një rol të madh për të krijuar hapësirë të madhe brenda institucioneve tona për të krijuar hapa konkret përveç Ligji kundër dhunës familjes ka edhe elemente tjera që duhet të adresohen patjetër duhet të këtë edhe zbatim të mirëfilltë”.
Ambasadori Michael Davenport, shef i misionit OSBE-së në Kosovë, tha se kanë punuar në fuqizimin e mekanizmave komunal në parandalimin e dhunës, duke mos anashkaluar edhe rolin e Kuvendit. Edhe ia ka kërkuar që duhet të raportohet.
“Për dy vite e gjysmë ne të gjithë e kemi pritur adaptimin te Kuvendi që të përfshihet Konventa e Stambollit në Kushtetutë. Sot jemi prapë në një fazë të re në udhëtimin tonë. Në shtator Kuvendi e ka adoptuar Ligjin e ri në parandalimin kundër dhunës në familje dhe të grave. Anëtarë të Kuvendit duhet të shikojnë pjesën e implementimin të Konventës së Stambollit. Të drejtat thelbësore duhet të jenë në majë të agjendë dhe më shumë burime financiare duhet të aplikohen”.
“Qëllimi jonë ka qenë të mbështetet të gjitha mekanizmat komunal. Por është shumë e qartë që Kuvendi përmes mekanizimit koordinues të Kuvendit ka luajtur një rol mjaft thelbësor se si të vazhdohet tutje”.
“Duhet të punojmë në ngritjen e vetëdijes dhe të shtyjmë tutje në këtë agjendë. Nëse nuk do të ishim më të koordinuar nuk do jemi efektivë. Raste e dhunës duhet të raportohen”.