Haxhiu e AAK-së kritikon Ministrinë e Arsimit pas vendimit për ndarjen e bursave: Rrezikojmë të përballemi me mungesë të matematicientëve

Prishtinë | 18 Kor 2024 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, ka reaguar lidhur me vendimin e ministrisë së Arsimit rreth bursave për studentët që do të regjistrohen në Programin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Haxhiu ka thënë se është lënë anash një degë e cila ka deficit të theksuar.

“Asgjë kundër këtij profili, mirëpo duhet të ndahen prioritetet. P.sh. Është lënë anash një degë që sot, për fat të keq, ka deficit të theksuar, ajo e Matematikës. Asnjë masë e marrë rreth këtij problemi, qoftë edhe për t’u inkurajuar studentët e rinj si rastin e atyre të Gjuhës dhe letërsisë përmes bursave, në mos më shumë”, ka thënë Haxhiu. 

Reagimi i plotë:

Ditë më parë ministrja e Arsimit kishte nxjerrë një vendim rreth bursave për të rinj që do të regjistrohen në Programin Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Gjithçka do të ishte në rregull, nëse ministrja do të përgjgjej në pyetjet: 

Sa është numri i të diplomuarve në Gjuhë dhe letërsi shqipe? 

Sa është numri i atyre që po presin me vite për t’u punësuar? 

Asgjë kundër këtij profili, mirëpo duhet të ndahen prioritetet. P.sh. Është lënë anash një degë që sot, për fat të keq, ka deficit të theksuar, ajo e Matematikës. Asnjë masë e marrë rreth këtij problemi, qoftë edhe për t’u inkurajuar studentët e rinj si rastin e atyre të Gjuhës dhe letërsisë përmes bursave, në mos më shumë. Kjo degë rrezikon seriozisht. E rrjedhimisht do të përballemi me mungësë serioze të mësimdhënësve të degës së Matematikës. 

Është ironike si ministrja bie në kundërshtim me kryeministrin i cili vitin 2025 e shpalli Vitin e Matematikës. 

Të ngjashme