Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kritikuar ashpër Qeverinë për mosemërimin e ministrit të ri të Shëndetësisë.
Ai paraqitini në Kuvend rezolutën e kësaj partie për gjendjen në shëndetësi, raporton Ekonomia Online.
Haxhiu the se kryeministri Albin Kurti s’po merr vendim për emërimin e ministrit të ri sepse sipas tij, ka mbetur peng i grupeve të interesit në VV dhe Listën Guxo.
Ai tha gjithashtu se Komiteti për Shëndetësi është themeluar për ta përzënë ish-ministrin Latifi në SHBA.
“Albin Kurti s’merr vendim me emëruar një ministër të Shëndetësisë, sepse ka mbetur peng e grupeve të interesit mes Vetëvendosjes dhe Listës Guxo”.
“Komiteti për Shëndetësi u themelua për ta përzënë Rifat Latifin në Amerikë, dhe kjo dëshmohet sepse pas dorëheqjes së tij, më nuk u mbajt asnjë mbledhje nga Komiteti”.
“Shumë shpejt do të hyjmë në situatë kur klinikat do të mbyllen. Dëmi që kjo qeveri që është duke ia bërë shëndetësisë është i paevitueshëm”.