Haxhiu: E mirëpres marrëveshjen LVV-LDK, tani ky proces të përmbyllet në Kuvend

Prishtinë | 31 Gus 2026 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi LVV-ja dhe LDK-ja, kanë arritur marrëveshje për kandidatin për president.

Haxhiu, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.

Postimi i saj i plotë:

E mirëpres marrëveshjen e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës.

Dakordimi i sotëm është një hap shumë i rëndësishëm drejt tejkalimit të ngërçit dhe funksionalizimit të plotë të institucioneve.

Tani është me rëndësi që ky proces të përmbyllet në Kuvend, me përgjegjësinë që kërkon momenti dhe interesi i Republikës.

Të ngjashme