Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me mbështetësit e tij dhe të liderit Bedri Hamza.
Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që ka marrë gjatë periudhës së tij si deputet dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe unitetit në rrugën e përbashkët të partisë.
Haxhiu theksoi se PDK-ja do të triumfojë në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke hapur mundësi të reja për qytetarët e Kosovës.
Ai falënderoi të pranishmit për besimin dhe angazhimin e vazhdueshëm.