Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu është parë duke diskutuar me kolegët e tij nga LDK-ja dhe AAK-ja, para se të hedhet në votim Projektligji për tërheqjen e një përqindje të kursimeve nga Trusti.
Haxhiu, i cili është nismëtar i kësaj nisme, pas bisedës me kolegët nga partitë e tjera opozitare, është parë duke biseduar më pas me Kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin.
Ndryshe, kjo pikë ishte paraparë për seancën e djeshme, por shkaku i mungesës së kourumit, seanca u shty për sot në ora 10:00.
Nisma për tërheqjen e Trustit është e PDK’së, derisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, është deklaruar kundër kësaj nisme.