Haxhiu flet për punën e saj një-vjeçare: U dëshmua se Kosova ka Qeveri pa skandale dhe të pakorruptuar

Prishtinë | 23 Mar 2022 | 14:09 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në pritje të komentit të Komisionit të Venecias sa i përket ligjit për Vettingun, raporton Ekonomia Online.

Derisa ka folur për punën e saj në krye të këtij dikasteri, tha se është dëshmuar se Kosova mund të ketë Qeveri të pakorruptuar e që nuk e keqpërdor buxhetin e shtetit.

“Sot bëhet një vit prej kur kam pranuar detyrën si ministre e Drejtësisë dhe kemi dëshmuar se mund të këtë qeveri pa skandale dhe të pakorruptuar. Kemi dëshmuar se një qeveri në Kosovë mund të veproj dhe mund të punoj pa keqpërdorur buxhetin e shtetit dhe taksat e qytetarëve”, tha ajo.

“Kemi përmirësuar kornizën ligjore në vend me qëllim luftimin e krimit dhe korrupsionit. Strategjinë për sundimin e ligjit, vettingu mbetet kryesori. Ministria e Drejtësisë vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me opinionin e Venecias. Jemi të vendosur që të jetë proces i përgatitur mire në përputhje me standardet më të mira”, tha ajo.

Për një vit punë, Ministria e Drejtësisë ka finalizuar dhe miratuar në Qeveri 37 dokumente si projektligje dhe koncept-dokumente, strategji e rregullore dhe akte të tjera të rëndësishme përshirë nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ne jemi pothuajse në prag te finalizimit të udhëzimit për uljen e tarifave të larta të përmbaruesve. E po ashtu po punojmë për uljen e tarifave të noterëve.

“Për një vit, kemi organizuar 2 afate të provimit të jurisprudencës. Tashmë ky provim i cili në të kaluarën ishte shoqëruar me parregullsi të shumta, si asnjëherë më parë tashmë karakterizohet me profesionalizëm, integritet e transparencë të plotë dhe gjatë këtij viti, ne kemi 192 juristë të rinj të cilët kanë kaluar provimin e jurisprudencës.Në anën tjetër, gjatë kësaj kohe, kemi hasur edhe në sfida”.

Haxhiu tha se provimi jurisprudencës tashmë ky proces është karakterizuar me profesionalizëm ku ka 192 jurist të rinj që janë pajisur me certifikata të provimit të jurisprudencës.

E për sfidat që i ka pasur ky dikaster, tha se janë të shumta. Ndërsa për Vettingun tha se është kërkesë shoqërore dhe i vetmi çelës që e kanë në duar për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës.

“Siç jeni në dijeni, procesi i vettingut është në nevojë dhe kërkesë shoqërore. Është i vetmi çelës që kemi në duar për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës. Ndonëse kemi pasur përpjekje për tu ulur dhe diskutuar me subjektet opozitare, të njëjtat nuk kanë shfaqur as interesimin më minimal për të diskutuar lidhur me këtë, edhe përkundër insistimeve tona”.

Procesi i noterisë – siç jeni në dijeni, Gjykata Themelore në Prishtinë ka rrëzuar vendimin tim lidhur me anulimin e procesit të provimit të noterisë. Unë nuk do ta komentoj vendimin e Gjykatës vetëm dua të shtoj që s’ka vendim që legjitimon një proces aq të padrejtë, të kurdisur e të komprometuar. Pas rrethanave të krijuara, ne do të hapim një konkurs për provimin e noterisë me qëllim të rritjes së konkurrencës dhe cilësisë midis kandidatëve.

Mosvotimi i Kodit Civil nga Kuvendi nuk ishte fare lajm i mirë. Me lejoni të ju informoj se që nga dita e parë e mandatit tim, në Projekt-kodin Civil është punuar me prioritet dhe përkushtim dhe mbi bazën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe standardeve më të mira ndërkombëtare. Unë nuk negocioj të drejtat e njeriut, nëse Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare nuk lejojnë diskriminimin mbi bazën e orientimit seksual atëherë i gjithë legjislacioni tjetër duhet të jenë në linjë dhe në përputhje me to.

Puna e mirë do të vazhdohet tutje dhe Projekt-kodi civil do të procedohet në Kuvendin e Kosovës sërish.

Për jetësimin e prioriteteve tona, puna në Ministrinë e Drejtësisë është duke vazhduar në 19 grupe punuese, me ç’rast 5 prioritetet e Kabinetit tim dhe punët tjera në Ministrinë e Drejtësisë, do të realizohen me profesionalizëm, gjithë-përfshirje dhe transparencë të plotë.

Të nderuar gazetarë, kemi bërë edhe shumë punë të tjera por kemi edhe shumë punë të tjera para vetes.

Përgjatë këtij 1 viti qeverisje, ne kemi dëshmuar integritet të lartë moral, profesional e politik. Kemi qenë transparent dhe të qasshëm. Edhe përkundër shumë sulmeve, shpifjeve, dhe tendencave për të krijuar situata të paqena, kemi qenë të vendosur në jetësimin e prioriteteve tona.”


Të ngjashme