Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar kryeministrin Kurti, për ndërrimin e vendbanimit të tij.
Haxhiu ka thënë se jeton me qera dhe se e paguan 400 euro në muaj.
“Edhe unë jetoj me qera. 400 euro në muaj e paguj qeranë”, ka thënë ndër të tjera Haxhiu në Prime Time.
Ai ka hedhur kritika ndaj qeverisë aktuale për veprimet e tyre në këto javët e para sa janë në pushtet.
Haxhiu ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për menaxhimin e pandemisë COVID-19.