Haxhiu kërkon sqarime nga Haki Abazi për deklaratën e tij rreth vdekjes së Astrit Deharit

Prishtinë | 07 Jan 2020 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e nominuara për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhi, ka thënë se nuk e ka lexuar deklaratën e bashkëpartiakut të sai, Haki Abazi rreth rastit Dehari, por se ai duhet të jep një sqarim për këtë

Lidhur me propozimin për të si ministre e Drejtësisë, ajo ka thënë se është nderë.

“Për mua është nderë kur një organizatë si Vetëvendosje ta jep një përgjegjësi të tillë. Nuk kanë pse të frikësohen gjyqtarët e prokurorët nga unë”, ka thënë ajo.

Duke folur per rastin Dehari, si dhe për deklaratën e Haki Abazit i cili kishte thënë se vrasësit e Deharit mund të jenë nga Vetëvendosje, ajo ka thënë se ai duhet të jap sqarim për këtë.

“Unë nuk mund të jap ndonjë mendim për këtë deklaratë që nuk e kam lexuar. Besoj që Abazi duhet ta sqarojë këtë. Por të gjithë qytetarët e Kosovës në këtë rast edhe Abazi që kanë menduar që është vetëvrasje e kanë marrë vesh që nuk ka qenë e tillë dhe kjo është bërë e ditur nga raporti zviceran”, ka thënë ajo.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme