Ministrja Haxhiu foli edhe për projektligji për byronë shtetërore për konfiskimin e pasurisë, duke theksuar se e kanë mirëpritur miratimin e tij në lexim të parën në kuvend, raporton Ekonomia Online.
“Projektligji për byronë shtetërore ne kemi mirëpritur që kuvendi e ka miratuar në lexim të parë këtë projektligj. Secili rekomandim duhet të adresohet dhe shndërrohet në amendament. Një projektligj që miratohet duhet të jenë në linjë me standardet e evropiane”.
Në konferencë ministrja e Drejtësisë tregoi edhe për abstenimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, sa i përket Byrosë.
Haxhiu ka thënë se Konjufca është sqaruar për pozicionin e tij abstenues dhe se të njëjtin do ta mbajë deri në momentin që në Komisionin për Legjislacion të përfshihen të gjitha rekomandimet e Venecias.
“Sa i përket votës abstenuese të Kryetarit të Kuvendit, ai e ka sqaruar pozicionin e tij në Kuvendin e Republikës, e mirëpresim pozicionin e tij sepse ai ka qenë autoritetin siç jeni në dijeni, ai e ka dërguar si kryetar Kuvendi projektligjin për Byronë në Komisionin e Venecias, Prandaj ai ka sqaruar se derisa komisioni për legjislacion t’i përfshijë rekomandimet e Komisionit të Venecias do ta mbajë atë qëndrim. Ai nuk është kundër Projektligjit për Byronë”, ka thënë Haxhiu.