Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, Lëvizja Fol dhe “Democracy Plus” kanë organizuar një diskutim me studentë rreth pranisë së korrupsionit në Kosovë.
Para studentëve të Fakultetit Juridik, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Albulena Haxhiu tha se Kosova tashmë gjendët në vendin e 83 në kuadër të shkallës së korrupsionit ku ka 38 pikë në këtë fushë. Sipas Haxhiut kjo është mjaftë serioze.
“Sot do flasim rreth korrupsionit në Kosovë dhe legjislacionin në fushën kundër korrupsion. Shpesh është thënë se Kosova nuk është se vuan nga mungesa e ligjit por nga mungesa e implementimit të ligjit. Ka përkufizime të shumta por që kanë kuptimi e njëjtë. Korrupsioni është njëra prej dukurive më negative në vend dhe një prej pengesave më të mëdha ka të bëjë mundesh për zhvillimin ekonomik. Kosova sipas hulumtime të ASK mbërrin në 40 % shkallën e papunësisë. Vizitorët e shumtë na kanë thënë shpesh se janë përballur me disa raste që nëse ata donë të investojnë këtu atëherë duhet të japin ryshfet”, tha Haxhiu, raporton Ekonomia Online.
Sipas saj, kur ka korrupsion humb edhe besimi në institucione.
“Sipas organizatave që e vlerësojnë korrupsionin në Kosovë po i referohem raportit të fundit Kosova renditet në vendin e 85 i ka 38 pikë. Pra vendet me korrupsionin Kosova renditet me Kuvajtin dhe Argjentinën pra me këto 38 pikë është një situatë serioze me korrupsionin”, shtoi Haxhiu.
Haxhiu tutje fajësoj institucionet e Kosovës se ato nuk janë të interesuara ta forcojnë bazën ligjore.
“Shteti ynë as që nuk është i interesuan ta forcoj bazën ligjore. Nëse hyjmë në deklarimin e pasurisë shohim se këta zyrtarët tanë i kanë shkelur gjitha normat. Me rrogat e tyre ata nuk mund të bëjnë pallate gjithandej. Ne e vlerësojmë kërkesën e Agjencionit kundër korrupsion ndaj kabinetit qeveritar për rritjen e pagave prej 100 %. Edhe në kodin penal kemi penalizuar rastet e hakmarrjes. Problemin e kemi me mungesën e profilizimit të prokurorëve. Ata na kanë thënë shumë shpesh se ne i marrim lëndët e korrupsionit por nuk jemi të profilizuar ti shqyrtojmë ato”, tha Haxhiu.
Sipas Haxhiut, Kosova ka nevojë për nxjerrjen e ligjit kundër antimafias. Ajo shton se duhet të ulen edhe mëditjet për zyrtarët në Kosovë pasi që ato janë shumë të larta.