Deputeti nga rradhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, dhe propozuesi i Projektligjit për tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti, i është lutur kryeministrit Kurti që t’i lejojë deputetët e tij të votojnë lirshëm për këtë projektligj, raporton Ekonomia Online.
“Kam shpresuar në një qasje më parimore edhe në arsyetimin e këtij projektligji si një deputet me 5 mandate. Sot e kam veç një kërkesw prej të gjithë qytetarëve, mos ju bë presion deputetëve tu. Leji të votojnë lirë në bindjen e tyre. Kryeministër nëse vazhdon me ndejt në zyre, do të kesh probleme të dhimbjes së shpinës”, u shpreh ai.