Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu në zgjedhjet lokale të 17 tetorit po përkrah kandidatin e pavarur i cili garon në këto zgjedhje si pretendent për të fituar Drenasin, Bekim Jashari.
Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook i cili ka bërë ftesë qytetarëve për të marrë pjesë në tubimin zgjedhor, i cili do të mbahet në fshatin Tërnavc, të hënën në ora 19:00, ku në këtë tubim do të prezantohet programi zgjedhor i Bekim Jasharit.
Njoftimi i plotë:
Ftohteni në Tubimin Zgjedhor, i cili do të mbahet në fshatin Tërnavc, të hënën me datë 04.10.2021, në ora 19:00.
Në këtë Tubim do të prezantohet programi zgjedhor i kryetarit Bekim Hamzë Jashari për vitet 2021-2025.
Tubimi mbahet në oborrin e shkollës, në fshatin Tërnavc.
Të nderuar bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarë, vazhdojmë bashkë të unifikuar me idealet e të parëve tanë, me idealet e Adem Jasharit, me idealet e dëshmorëve dhe me idealet UÇK-së.
Me respekt,
Bekim Haxhiu
Deputet i Kuvendit të Kosovës