Haxhiu: Ministri Likaj po realizon atë që tjerët e premtuan për 20 vite me radhë, unifikimin e Arsimit mes Kosovës e Shqipërisë

Prishtinë | 18 Sht 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu, ka kërkuar që nxënësve t’i blihen maska që mund të përdoren disa herë. 
“Le të bëhet një numër i caktuar i maskave për nxënësit e shkollave tona dhe ato jam shumë e sigurt që mirëmbahen nga prindërit”, tha ajo. Haxhiu ka thënë se një problem tjetër është numri i mësimdhënësve që është testuar në këtë kohë dhe kanë dal positive.


Gjithashtu, ajo përmendi edhe unifikimin e procesit mësimor mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i’a dhënë për këtë ministrit Likaj. “Ministri Likaj po realizon atë që tjerët e premtuan për 20 vite me radhë, unifikimin e Arsimit mes Kosovës e Shqipërisë”, tha ajo.


“Pastaj një problem që po ashtu ka dal është numri i mësimdhënësve që është testuar në këtë kohë dhe kanë dal pozitivë atëherë, meqë në planin e juaj ministër e keni të detajuar, plus 300 mësimdhënës që janë në gjendje i kanë informatat, pra a janë angazhuar ndonjë mësimdhënës, nga drejtorit sic ma kanë thënë duhet të gjendeni vet, dhe nëse ai mësimdhënës që infektohet detyrohet me pagu gjatë periudhës kohore prej dy javë me paguar mësimdhënësin mendojë që kjo nuk është korrekte, prandaj nuk e di a e keni këtë informatë”, tha ajo.

Të ngjashme