Bekim Haxhiu, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka mbajtur një tubim në Terrnovë, Rezallë të re dhe Aqarevë të Skenderajt, ku ka prezantuar programin fitues të PDK-së.
Haxhiu theksoi mobilizimin e jashtëzakonshëm dhe pritjen fantastike nga banorët e këtyre fshatrave.
Ai u angazhua së bashku me qytetarët të punojnë pa u ndalur deri në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Sonte ishim në Terrnovë, Rezallë e re dhe Aqarevë të Skenderajt për të prezantuar programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Pritja ishte fantastike, mobilizimi ishte i jashtëzakonshëm dhe së bashku u zotuam se nuk do të ndalemi deri në fitoren e PDK-së më 9 shkurt”, ka theksuar Haxhiu.