Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas deklaratës së Isa Mustafës i cili ka thënë se nëse shihen deklaratat e VV-së, atëherë vërehet se kjo parti pajtohet që të krijohet Asociacioni sipas vendimit të Kushtetueses, njofton Klan Kosova.
Haxhiu pas kësaj deklarate tha se Isa Mustafa paska reaguar me shumë vrer duke tentuar ta justifikojë vetën se ai i përket ‘Zajednicës’ së 2015-ës ka harruar se edhe atë të 2013-ës e ka mbështetur.
“‘Zajednica’ është edhe synim edhe kërkesë e Serbisë, të cilën kjo klasë politike ja ka mundësuar si synim dhe normalizuar si kërkesë, herë nëpërmjet të ashtuquajturve “normalizim i marrëdhënieve” e herë si ‘normalizim ekonomik’”.
“Aktgjykimi i GJK-së praktikisht hedh poshtë idenë e një “Zajednice” çfarë kanë nënshkruar Thaçi në prill 2013 dhe Mustafa në vitin 2015. Parimisht e prakitikisht mund të thuhet se nuk mund të ketë edhe Republikë edhe Zajednicë. Isa Mustafa që paska reaguar me shumë vrer duke tentuar ta justifikojë vetën se ai i përket ‘Zajednicës’ së 2015-ës ka harruar se edhe atë të 2013-ës e ka mbështetur. Sikurse në shumë pika Mustafa e Thaçi janë vetëm dallim kohor”.
“Në anën tjetër, Lëvizja VETËVENDOSJE! i ka kundërshtuar e i kundërshton ashpër të dyja. Ne nuk jemi për Zajdenicën e Thaçit sikurse nuk jemi as për atë të Mustafës, sepse ato janë të dyja “Zajednicë” e Serbisë, për të cilën ju kemi paralajmëruar me kohë dhe kundërshtuar fuqishëm. E dimë tash që jeni në sikletin e përpjekjes së tretë, por jeni pa legjitimitet, pa ligjshmëri. Ju mund t’i zotoheni Vuçiqit, po ato zotime vlejnë vetëm për ju”.
“Sovraniteti dhe unitariteti i Kosovës nuk mund të ndryshohen. Kosova është Republikë”, ka shkraur Haxhiu në rrjetin social Facebok.