Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në 21-vjetorin e çlirimit, Kosova nuk është aty ku deshën dëshmorët.
Sipas saj, u përket të gjallëve të angazhohen e të punojnë për zhvillim e përparim e të mos lejohet pazari me vend.
“Në 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, i përkulemi sakrificës së gjitha grave e burrave që udhëhiqeshin nga ideali i lartë e dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës, edhe jetën e tyre. Sot, në 21 vjetorin e çlirimit, Kosova nuk është aty ku deshën dëshmorët tanë. Nën dritën e idealeve të tyre duhet të ndriçojë rruga jonë drejt realizimit të atyre synimeve kombëtare, ndërkaq sakrifica e tyre të jetë shtegu prej të cilit nuk duhet të devijojmë. Na përket neve të gjallëve që të angazhohemi e të punojmë për vendin që ta kthejmë zhvillimin e përparimin dhe të mos i lejojmë pazaret me vendin tonë. Kosova nuk i ka borxh askujt, përkundrazi. Nderime dhe respekt për të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës.Lavdi dëshmorëve të kombit!” ka shkruar ajo në një postim në Facebook.