Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se përkujtoi Jusuf Gërvallën në 80 vjetorin e lindjes.
Postimi i plotë:
Sot përkujtojmë me nderim dhe respekt të thellë Jusuf Gërvallën, një nga figurat më të ndritura të rezistencës shqiptare dhe një zë të fuqishëm të lirisë dhe të së vërtetës.
Jeta dhe veprimtaria e tij për çlirimin dhe bashkimin e kombit janë dëshmi e një sakrifice të pashembullt dhe e një përkushtimi të palëkundur ndaj çështjes kombëtare.
Edhe pse jeta e tij u ndërpre padrejtësisht dhe dhunshëm, ideali i tij vazhdon të jetojë në zemrat dhe ndërgjegjen e çdo shqiptari.
Sot, në 80-vjetorin e lindjes së Jusuf Gërvallës, përveç nderimit dhe kujtimit, kjo ditë është edhe një thirrje për të mos harruar rrugën e tij, për të mos harruar idealet për të cilat ai jetoi dhe ra.
Sot, më shumë se kurrë, kemi detyrimin të ruajmë dhe të çojmë përpara vizionin e tij për një shoqëri të drejtë, të lirë dhe të bashkuar.
Lavdi jetës dhe veprës së Jusuf Gërvallës!

