Haxhiu: Në Bairin e Kadri Veselit një pritje që na emocionoi dhe na motivoi të punojmë më fort

| 27 Jan 2025 | 17:03 | Nga

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve të Mitrovicës gjatë vizitës në fshatin e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai theksoi entuziazmin dhe mobilizimin e papërshkrueshëm për fitoren e PDK-së më 9 shkurt, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e pakursyer.

“Pritje madhështore në Mitrovicë, në Bairin e Kadri Veselit, një pritje që na emocionoi dhe njëkohësisht na motivoi të punojmë edhe më fort deri në fitoren e madhe më 9 shkurt, ku PDK, në krye me z. Bedri Hamza Kryeministër, do t’ia kthejnë Kosovës dinjitetin dhe energjinë e punës që për fat të keq i ka munguar tash e disa vite. Me prezencën e tyre na nderuan shumë edhe Ismet dhe Vesel Veseli, vëllezërit e kryetarit Kadri Veseli. Kur ndalet PDK, ndalet Kosova”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme