Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka ndërmarr hapa të duhur dhe serioz për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por sipas saj, ka ende shumë punë në fuqizim të institucioneve që merren me adresimin e këtyre rasteve.
Ajo ka njoftuar se ka përmbyllur vizitën zyrtare në Këshillin e Evropës, në të cilën ka adresuar veprimet që i ka ndërmarrë Republika e Kosovës për adresimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Haxhiu ka informuar se i ka njoftuar përfaqësuesit nga CEPEJ dhe mekanizmit kundër krimit ekonomik për iniciativat e ndërmarra me theks, Ligjin për Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajusfikueshme, Ligjin për Agjencinë për Parandalim të Korrupsionit, ndryshimet në ligjin për PSRK me qëllim të themelimit të njësitit të veçantë kundër korrupsionit dhe ekipit të përbashkët të hetimeve dhe nismat tjera që ndërlidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Kosova ka ndërmarre hapa të duhur dhe serioz për luftim të krimit të organizuar dhe korrupsionit por kemi ende shume punë në fuqizim të institucioneve që merren me adresimin e këtyre rasteve dhe për këtë do të kemi ndihmën e partnerëve tanë siç është edhe KE”, ka shkruar Haxhiu.