Haxhiu në mbledhjen e Grave për Vetëvendosjen: Kodi Penal do të ndryshohet

Prishtinë | 22 Tet 2022 | 12:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur sot para grave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Haxhiu theksoi faktin se në qeveri janë miratuar një sër ndryshimesh, në Kodin Penal, si dhe të Procedurës Penale, e se të njejtat ndryshime pret që të miratohen në Kuvend.

“Janë miratuar në qeveri, një sërë ndryshimesh në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale. Ndalimi i kandidimit në çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror, ndalimi i punësimit në institucione publike në të gjitha nivelet, marrja e lejes së vozitjes e të gjitha kategorive, ndalimin e blerjes në ankande publike dhe shërbime tjera, ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe privilegje tjera nga legjislacioni”, u shpreh Haxhiu.

“Për këto vepra do të shkurtohen afatet e gjykimit ashtu që të njëjtat nuk do të zgjasin më shumë se 1 vit, për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit, për dhunuesit do të zbatohet vetëm masë e paraburgimit”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se këto ndryshime janë të domosdoshme.

Tutje Haxhiu ka thënë se feminizmi është për të gjithë.

Të ngjashme