Haxhiu në Prishtinë: Faleminderit për mbështetjen e madhe

Prishtinë | 05 Shk 2025 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka mbajtur një tubim në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku ka takuar qytetarët e Lagjes së Spitalit dhe Matit.

Gjatë tubimit, ata u shprehën të interesuar për programin e PDK-së dhe për Kryeministrin e ardhshëm,  Bedri Hamza.

 Haxhiu falënderoi qytetarët për mbështetjen e madhe që po japin në çdo lagje dhe fshat të Kosovës.

“Në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, takuam qytetarët e Lagjes së Spitalit dhe Matit, të cilët ishin shumë të interesuar për të dëgjuar programin fitues të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, z. Bedri Hamza. Faleminderit për mbështetjen e madhe që po na jepni çdo ditë në çdo lagje dhe fshat të Kosovës”, shkroi ai.

Të ngjashme