Haxhiu nga Vushtrria: Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja forcë politike që i kthen zotimet në realitet

Prishtinë | 03 Qer 2026 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu njëherit kandidate për deputete nga radhët e Vetëvendosjes, të martën ka vizituar Vushtrrinë, ku u takua me vajza dhe gra të këtij qyteti.

Përmes, një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Në këto biseda, qytetarët shprehën bindjen e tyre se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja forcë politike që i kthen zotimet në realitet. Kur mban përgjegjësinë e qeverisjes, VETËVENDOSJE! jep rezultate dhe kjo është arsyeja pse vullneti i qytetarëve të Vushtrrisë është i qartë: Krejt për shtet e shtet për krejt ❤”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bëri dje një vizitë në Vushtrri, ku u takua me vajza dhe gra nga ky qytet. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese, në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në këto biseda, qytetarët shprehën bindjen e tyre se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vetmja forcë politike që i kthen zotimet në realitet. Kur mban përgjegjësinë e qeverisjes, VETËVENDOSJE! jep rezultate dhe kjo është arsyeja pse vullneti i qytetarëve të Vushtrrisë është i qartë: Krejt për shtet e shtet për krejt ❤

Të ngjashme