Haxhiu: Nuk kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës, e thanë PDK-ja dhe ca analistë

Prishtinë | 23 Kor 2024 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhu, pas intervistimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka thënë se ky organ i drejtësisë më shumë merret me deklarimet e saja se sa me punët që i takojnë.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se e pati një pyetje shokuese nga prokurori i rastit, për të cilën thotë se ashtu është deklaruar Partia Demokratike e Kosovës dhe disa analistë politikë në emisione televizive.

“Siç duket prokuroria zgjohet nga deklaratat e mia, si duket më shumë merret me deklaratat e mia se sa me punët që i ka, dhe me fjalët që them në emisione. Ka qenë e udhës të më ftojë në kuadër të bashkëpunimit institucional, por përpjekjet e tyre me autorizim të policisë tregojnë shumë për qasjen që kanë, por edhe motivet që mund të kenë është e habitshme dhe shokuese se njëra nga pyetjet që më është parashtruar sot është ‘Çka ke menduar me ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës?’”.

“Ju lutem sot mundeni të hyni, nëse kam përmendur ndikimin e Serbisë në burgjet e Kosovës është shpifje dhe thashethem këtë e ka thënë PDK edhe sa ca analistë që qëllimshëm kanë keqinformuar opinionin për deklarimin tim. Prokurori duket se nuk e ka lexuar fare deklarimin tim, por atë se çfarë ka thënë PDK dhe disa analistë”, ka thënë Haxhiu.

Të ngjashme