Haxhiu pajtohet me “hulumtimin” e publikuar në RTK se Serbia ka blerë dy medie në Kosovë, i kërkon Prokurorisë të hetojë

Prishtinë | 23 Kor 2024 | 16:51 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar sot para Prokurorisë Speciale se nga një hulumtim i një medie nga Bosnja, i transmetuar në RTK live, thuhet se Serbia ka tendencë për të blerë media në Ballkan.

Haxhiu duke e marrë të mirëqenë “hulumtimin” i cili bazohet në burime të pakonfirmuara, ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë nëse mediet që përmenden aty “Nacionale” dhe “Periskopi” paguhen direkt nga Republika e Serbisë, raporton Ekonomia Online.

“Siç e kemi parë dje, në RTK-live është publikuar një hulumtim që lidhet me tendencën e Serbisë për të blerë media në Ballkan, në këtë rast përmenden dy portale është “Periskopi” dhe “Nacionalja” që thuhet që sipas hulumtimit që financohen nga Qeveria e Serbisë, kam ofruar para Prokurorisë edhe këtë lajm, që është publikuar nga RTK-live, sepse është e rëndësishme të dijmë që kush nga portalet financohen nga Serbia”.

“Unë po them që nuk është përgjegjësia e imja të them se çka dhe kush e ka përgatitur hulumtimin ajo çka është e rëndësishme është që e përditshmja atje është kredibile dhe hulumtimi është bërë nga ata prandaj iu përket institucioneve përgjegjëse që të hulumtojnë më shumë që të hetojnë më shumë këtë rast. Unë e pata për obligim që ta ofrojë ato që i kam parë edhe vetë, jo vetëm në cilësinë e ministres së Drejtësisë por edhe si qytetare se Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Të ngjashme