Kandidati për deputet, Bekim Haxhiu, gjatë nje tubimi në Skenderaj tha se me qeverisjen e PDK-së ka ndodhur zhvillimi i infrastrukturës në Drenicë, ndërsa do të vazhdojë me zhvillimin ekonomik.
Haxhiu tha se rinia e PDK-së është fuqia e fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit
Më poshtë, postimi i plotë i tij:
Rinia e PDK-së është fuqia e fitores së zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Sot në Skënderaj takimi me rininë e kësaj treve ishte një nga takimet me domëthënës dhe vizionar për proceset që e presin Kosovën.
Rinia e Skenderajt u zotua se do ta vazhdoi rrugën e trasuar, të paraardhësve të tyre në mbrojtjen vlerave të UÇK-së.
Zhvillimi i infrastrukturës në Drenicë dhe në Kosovë ka ndodhur me qeverisjen e PDK-së, prandaj edhe zhvillimi ekonomik dhe punësimi do të ndodhë me qeverisjen e Partisë Demokratike të Kosovës.
Mesazhi i rinisë sot në Skënderaj ishte kush është me UÇK, ta votojnë PDK.
PDK 134
EnverHoxhaj 1
BekimHaxhiu 109
Rimekembje