Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu, duke deklaruar se partnerëve të koalicionit po ju shkonte puna mirë, derisa nuk ka ndërhyrë, presidenti Hashim Thaçi.
Haxhiu ka shkruar në Facebook se pushtetet e kaluara nuk janë mësuar me rend, rregull dhe menaxhim të duhur të situatave duke shtuar se sfida e parë e Qeverisë Kurti ishte përballja me pandeminë COVID – 19.
Kjo sfidë sipas Haxhiut po menaxhohet në mënyrë të duhur.
“Ata që nuk janë mësuar të shohin si duhet bëhen gjërat mbarë, tentojnë me çdo mjet ta bëjnë rrëmujë. Shumë mirë shkonte derisa nuk ndërhyri Thaçi i cili veq për rrëmuja është i njohur! Bashkë me qytetarët do ja dalim shumë mirë. Së bashku do të kalojmë secilën sfidë”, ka shkruar ajo.