Haxhiu përgëzon institucionet për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte

Prishtinë | 21 Pri 2025 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë në dorëheqje, Albulena Haxhiu ka përgëzuar institucionet për arrestimin e tre qytetarëve të nacionalitetit serbë të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka shkruar se krimet e luftës do të ndëshkohen sepse drejtësia nuk ka alternativë.

“Përgëzoj institucionet për arrestimin e tre qytetarëve të nacionalitetit serb të dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Burgun e Lipjanit në vitet 1998-1999. Krimet e luftës do të ndëshkohen. Që nga fillimi i mandatit jemi angazhuar në adresimin e krimeve të luftës sepse drejtësia nuk ka alternativë”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme