Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, tashmë edhe publikisht po e përkrahë Bekim Jashrin për të parin e Skenderajt.
Haxhiu, përveç përkrahjes që po bën për të, ai po merr pjesë edhe në fushatën që Jashari po e bënë në fshatrat e Drenicës.
Së fundmi, Haxhiu ka thënë se sakrifica dhe heroizmi i Jasharajve ishte kushtrim për popullin, teksa thotë se mbetet përjetësisht zëri i ndërgjegjes për të gjithë shqiptarët.
“Sakrifica dhe heroizmi i Jasharajve ishte kushtrim për popullin, mbetet përjetësisht zëri i ndërgjegjes për të gjithë shqiptarët. Sakrifica e familjes Jashari me përmasa historike është shembulli me unik në botë. Akti më sublim i flijimit për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar i familjes Jashari nuk duhet harruar, duhet të jetë motiv për punë, për zhvillimin e vendit dhe mbrojtjen e sigurisë së tij”, ka shkruar Haxhiu, duke ia bashkangjitur disa fotografi afër Rifat e Bekim Jasharit.