Haxhiu pret në takim Shefen e Zyrës së KE-së, flitet edhe për zhvillimet politike në vend

Prishtinë | 17 Mar 2026 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.

Në komunikatë thuhet se në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend, bashkëpunimin me institucionet evropiane dhe rëndësinë e avancimit të reformave demokratike dhe të sundimit të ligjit.

“Kryetarja Haxhiu theksoi përkushtimin e Kuvendit për forcimin e institucioneve demokratike dhe për thellimin e bashkëpunimit me partnerët evropianë në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian’, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme