Kryetarja e komisioni për Legjislacion, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, tha se marrëveshja e Brukselit për drejtës është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe sipas saj, është marrëveshje etnike sepse i përmend vetëm serbët.
Ajo ka thënë se Kosova tash e tutja ka dy sisteme, njërin që i garanton të gjitha nacionalitetet dhe njëri vetëm për serbët, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se Serbia në marrëveshjen e Brukselit ka detyruat Kosovën që të marrë gjyqtarë nga Serbia ku ka përmendur emrat të cilët janë të njëjtit që janë dekretuar, sot nga presidenti Hashim Thaçi.
Madje ajo ka thënë se betimi i gjyqtarëve e prokurorëve ka qenë “neutral”.
Sipas raportimeve të mediave në Mitrovicën e veriut, gjykatësit serbë do ta bëjnë “betimin neutral”, ku nuk do të ketë tekst të njëjtë me betimin që e bëjnë gjykatësit shqiptarë të Kosovës.
Sipas këtyre medieve, në asnjë marrëveshje nuk do të vendoset stema e Kosovës dhe emërtimi Republikë.
Në këtë komision Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, është duke në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015.