Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka pranuar se e ka shfrytëzuar veturën zyrtare për të marrë fëmijën nga çerdhja.
Haxhiu është shprehur se ka qenë e detyruar ta marrë djalin nga çerdhja dhe të shkonte në punë me të pasi siq është shprehur përveq që është ministre është edhe nënë.
“Disa portale paskan publikuar fotografinë time, duke marrë fëmiun nga çerdhja. Për gjithë ata që shkruajnë, duhet bërë e qartë se përveç se jam Ministre, jam edhe nënë. Në kohën kur ende kisha punë në Ministri dhe s’mund ta lija djalin në çerdhe, meqenëse as bashkëshorti s’ishte këtu, isha e detyruar ta merrja dhe sërish të kthehesha në punë, bashkë me të”
Disa portale kanë publikuar fotografitë dhe kanë kritikuar ministren se Albulena Haxhiu po keqpërdorë veturën zyrtare për të kryer punë personale.
“Kur VV ishte ne opozite publikja ishte e shoqërisë, tash kur VV është në pushtet publikja mund te jetë edhe private. Kjo është Albulena Haxhiu që e shfrytëzon privatisht veturen zyrtare”, ka shkruar qytetari Arton Muhaxhiri, në profilin e tij në Facebook.
Lëvizja Vetëvendosje ishte kritikuese e ashpër e qeverisjeve të kaluara për keqpërdorim të veturave zyrtare.