Haxhiu: S’do të ketë zbutje të dënimit për personat që kryejnë sulm seksual e dhunë

Prishtinë | 12 Tet 2022 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e konsideron si shumë të rëndësishëm miratimin e ndryshimit të Ligjit për Kodin Penal të Kosovës dhe ashpërsimin e dënimeve ndaj kryerësve të veprave penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje.

Haxhiu, mes tjerash, në një konferencë për media tha se nuk do të ketë zbutje të dënimeve për personat që kryejnë këto vepra penale.

“Një çështje tjetër që e kemi adresuar dhe që konsiderojmë që aktualisht është problem i madh është tek rastet e veprave penale të sulmit seksual dhe dhunës në familje kemi paraparë që kufijtë e zbutjes së dënimeve nuk do të zbatohen në asnjë rast për këto vepra penale”, tha Haxhiu.

Për personat që shpallen fajtor për veprat penale të dhunimit dhe dhunës në familje, ndryshimet në Kodin Penal parashohin ndalimin e të drejtës për punësim në sektorin publik, marrjen e patentë shoferit e të tjera.

Me ndryshimet në Kodin Penal, dënimet plotësuese ndaj atyre që shpallen fajtorë për dhunim seksual dhe dhunë në familje do të jenë:

Ndalimi i kandidimit në çdo pozitë publike në nivel lokal dhe qendror; Ndalimi i punësimit në institucione publike në të gjitha nivelet; Marrja e lejes së vozitjes e të gjitha kategorive; Ndalimin e blerjes në ankande publike dhe shërbime tjera dhe Ndalimi i aplikimit si investitor strategjik dhe privilegje tjera nga legjislacioni.

Për këto vepra do të shkurtohen afatet e gjykimit ashtu që të njëjtat nuk do të zgjasin më shumë se 1 vit, për dhunuesit nuk do të ketë zbatim të zbutjes së dënimit dhe për dhunuesit vetëm masë e paraburgimit

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/politike/qeveria-ndryshon-kodin-penal-ashperson-denimet-per-dhunuesit/

Të ngjashme