Haxhiu: Shkeljet në produktet e qumështit janë mashtrim ndaj konsumatorëve, të ketë pasoja për përgjegjësit

Prishtinë | 05 Gus 2026 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas publikimit të analizave të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) për produktet e qumështit, duke kërkuar masa të menjëhershme ndaj subjekteve që kanë kryer shkelje, raporton Ekonomia Online.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haxhiu tha se siguria e ushqimit nuk njeh kompromis dhe se analizat e AUV-it kanë zbuluar shkelje serioze në produktet e qumështit.

Sipas saj, në disa produkte është konstatuar përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës dhe hirrës pa u deklaruar në etiketë, si dhe përdorimi i ujit të destinuar për ujitje në procesin e prodhimit.

Postimi plotë:

Të ngjashme