Haxhiu: S’presim reflektim nga Serbia që t’i dorëzojë terroristët, pa presion ndërkombëtar

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 14:20 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se nuk presin reflektim nga Serbia, siç u shpreh ajo, nëse nuk ka presion ndërkombëtar, që Serbia t’i dorëzojë terroristët që kanë kryer sulm terrorist në Kosovë.

Haxhiu tha se na duhet mbështetja ndërkombëtare, ndihma dhe presioni mbi Serbinë, që sipas saj, është bërë strehë e kriminelëve dhe e terroristëve, raporton Ekonomia Online.

“Serbia nuk bashkëpunon me Republikën e Kosovës, pra nuk i dorëzon as kriminelët e luftës, prandaj ne kemi qenë të detyruar që ta përfshijmë gjykimin në mungesë për krime të luftës që së fundi ka nisur që të zbatohet si i tillë, por as ata të cilët në kohë të paqes kryejnë sulme terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”.

“Nuk presim reflektim nga Serbia, sidomos nëse nuk ka presion ndërkombëtar, apo trysni ndërkombëtare që Serbia t’i dorëzojë terroristët që kanë kryer sulm terrorist në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim edhe zgjedhjet e fundit në Serbi, që ishin dje, tregojnë se është një shtet autokratik që nuk kemi shpresa për sa kohë janë të tillë do të mund të reflektojnë. Këtu na duhet mbështetje ndërkombëtare, ndihma dhe presioni mbi Serbinë, që është bërë strehë e kriminelëve dhe e terroristëve”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme