Sot përfundon kontrata e Telekomit të Kosovës me Z-Mobile. Për këtë deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se më nuk ka asnjë dilemë se nuk ka asnjë arsye të vetme që pas përfundimit të kontratës së Telekomit me Z-Mobile të negociojnë ndonjë marrëveshje të re.
Por sipas tij sot shqetësimi është mos reagimi ARKEP-it në raport me numrat e Z-Mobile e që janë konsumatorë qytetarë të Republikës së Kosovës, numrat mobil të të cilëve sonte në ora 24:00 do të jenë jashtë funksioni nëse nuk kalojnë me automatizëm tek Telekomi i Kosovës, të Vala. Sipas Ligjit Nr. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE përdoruesit e telefonisë mobile duhet të mbrohen nga ARKEP dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të cilët ndër vite nuk kanë mbrojtur konsumatorët, por bashkë me grupe të caktuara të interesit brenda Telekomit kanë pasur rol të rëndësishëm në dëmtimin e Telekomit.
Sot përfundon kontrata e Telekomit me Z-Mobile.
Në aspektin formal dhe juridik, kontrata e Telekomit me Dardafon.net.LL.C (Z~Mobile) përfundon sot me datë 30.07.2019.
Tani më nuk ka asnjë dilemë se nuk ka asnjë arsye të vetme që pas përfundimit të kontratës së Telekomit me Z-Mobile të negociojnë ndonjë marrëveshje të re.
Duke qenë anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar nga radhët e PDK-së dhe duke parë nga afër ecuritë e proceseve të kaluara mes Telekomit dhe Z-Mobile, pas dëmit që i është shkaktuar Telekomit, me logjiken më të thjeshtë, mes këtyre dy kompanive nuk ka mbetur asnjë urë bashkëpunimi. Shih vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit dhe gjendjen në të cilën ka ardhur Telekomi nga këto procese “bashkpunimi” me Z-Mobile.
Sot shqetësimi është mos reagimi ARKEP-it në raport me 300 000 numrat e Z-Mobile e që jane konsumatorë qytetarë të Republikës së Kosovës, numrat mobil të të cilëve sonte në ora 24:00 do të jenë jashtë funksioni nëse nuk kalojnë me automatizëm tek Telekomi i Kosovës , te Vala. Sipas Ligjit Nr. 04/L-109 PËR KOMUNIKIMET ELEKTRONIKE përdoruesit e telefonisë mobile duhet të mbrohen nga ARKEP dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, të cilët ndër vite nuk kanë mbrojtur konsumatorët, por bashkë me grupe të caktuara të interesit brenda Telekomit kanë pasur rol të rëndësishëm në dëmtimin e Telekomit.
Numrat që deri më 30.07.2019 janë shfrytëzuar nga Z-Mobile janë numra të prodhuar nga Telekomi, janë numeracion i OM – Vala për MVNO – Z Mobile, prandaj është logjike që ky numeracion t’i kthehet OM – Vala.
Që nga fillimi i këtij procesi hetimor jam deklaruar për hetim dhe transparencë të plotë sepse vetëm kështu mund të dimë të vërtetën për Telekomin.
Gjatë kësaj periudhe jemi marrë me shumë kontrata, por më së shumti kohë i kemi kushtuar Kontratës me Dardafon.net.LLC (Z-Mobile). Në Telekom kishte edhe dhjetëra kontrata milionëshe të nënshkruara në periudha të ndryshme nga persona me orientime të ndryshme politike, por me një qëllim : përfitimin për veten dhe grupin e interesit të tij.
Shpresoj që pas zgjedhjeve të reja parlamentare , Kuvendi i Kosovës të vazhdoj punën qe kemi filluar në Komisionin Hetimor Parlamentar për PTK-në dhe të gjithë ata që dëmtuan Telekomin të dalin para përgjegjësisë.