Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se nuk ka pasur asnjë përleshje mes tij dhe deputetit të LDK-së, Xhavit Uka.
Madje sipas tij, deputeti Uka kërkoi listën për nënshkrimin e mocionit të iniciuar nga Vetëvendosje.
“Nuk ka pas asnjë përplasje në Kuvend, deputeti i LDK-së z.Xhavit Uka po e kërkonte listën për nënshkrim të mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti”.
“Për befasi LVV edhe pse e ka iniciuar mocionin për rrëzim të Qeverisë Hoti, nuk i’a ofroi deputeti z.Xhavit Ukaj mundësin që ta nënshkruaj atë”.