Dje Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur dy gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, njëri prej tyre nga komuniteti serb.
Bëhet fjalë për Radomir Laban, i cili mori 71 vota, ndërsa Bajram Latifi nga komunitetet jo shumicë me 58 vota.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se Laban, nga komuniteti serb, është i dënuar si pjesë e një grupi kriminal.
“71 deputetë të Kuvendit, dje votuan një person që është dënuar si pjesë e një grupi kriminal. Mazhoranca së bashku me Listën Serbe kanë vendosur t’a degradojnë secilin institucion në Republikën e Kosovës!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Tutje, Haxhiu ka shkruar se sipas Kushtetutës, Neni 114 paragrafi 2, tani pas zgjedhjes, gjyqtarët emërohen nga Presidenti.
“Ky person nuk duhet të jetë gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese pra nuk duhet të emërohet!”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se dje në Kuvendin e Kosovës nuk arriti të votohej asnjë gjyqtar shqiptar.
Dokumenti i postuar nga Haxhiu: