Haxhiu thotë VV-ja e bleu Graincën, kërkon që mandati t’i kthehet PDK-së

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka folur ikjen e deputetes Adelina Grainca nga kjo parti, duke u bërë pjesë e Grupit Parlamentar të VV-së.

Haxhiu ka thënë se Grainca është blerë nga VV-ja, prandaj duhet ta kthejë mandantin.

“Një ditë para se të votohej për presidente zonja Osmani ne jemi takuar si grup parlamentar dhe aty ajo (Grainca) nuk e ka thënë asnjë fjalë se do ta votojë presidenten ose që është e pakënaqur me PDK-në apo caktimin në komisione parlamentare”, ka thënë Haxhiu në RTK.

Ai ka treguar se zonja Grainca ishte bashkë me ta ditën e parë të dështimit të zgjedhjes së Vjosa Osmanit president.

“Ishte me neve në votimin e parë deri në orët e vona. Veç kur e pamë të nesërme në Kuvend. Ka pasur tendencë që qeveria Kurti të kontrabandojë deputetë, ndërsa ai vet në të kaluarën e kritikonte këtë qasje. Pastaj Kurti vet ka thënë se do të ishte mirë të kemi një president konsensual, e jo politik. Edhe dy deputetë të afërt me Listën Serbe u kthyen dhe votuan për zonjën Osmani”, ka thënë Haxhiu.

Sipas tij, të gjitha ato që Kurti i ka thënë më herët se nuk duhet të ndodhin, të gjitha i ka shkelur me rastin e zgjedhjes së presidentes.

Ai ka thënë se duhet reformë zgjedhore e mirëfilltë dhe se Kosova duhet të ndahet në 9 zona zgjedhore – 7 për shqiptarët, një për diasporën dhe një për pakicat.

LEXO EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shendetesi/haxhiu-i-kemi-ofruar-nje-mundesi-qeverise-per-sigurimin-e-vaksines-anti-covid/

Të ngjashme