Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së Kurtit lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve, ku sipas tij opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket.
Haxhiu përmes një postimi në facebook ka thënë se kryeministrit nuk i konvenojnë zgjedhjet pasi që marrin fund mashtrimet e kësaj qeverie.
Postimi i plotë:
Albin Kurti ka frikë nga zgjedhjet.
Zgjedhjet nuk po i konvenojnë kryemashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij.
Kush ka frikë nga zgjedhjet, ka frikë nga sovrani dhe verdikti i tij e këtë e din mirë Albin Kurti, qe genjshtrat e tij kanë marr fund.
Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëhqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnit e tij me Martinin Berishën, Nagipi Krasniqin, Rozeten & Ridin me rezerva shtetrore.
Albini brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytezon me i mbulu korrupsioni dhe nepotizmin në Qeverisjen e tij.
Kur u ba Albini me u brengos për opozitën?!